29 Dhjetor 2024

Puyol pranë rikthimit ndaj Milanit

Barcelonë, 3 shtator - Carles Puyol, kapiteni i Barcelonës, mund të rikthehet të luajë sërish në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, më 13 shtator ndaj Milanit.

Mbrojtësi i qendrës duket se i ka kaluar përfundimisht problemet me gjurin e majtë, të cilat kanë filluar që në muajin janar dhe e kanë penguar spanjollin të jetë rregullisht në fushë.

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, do ta grumbullojë kapitenin për ndeshjen e ardhshme të kampionatit spanjoll ndaj Real Sociedad, por vështirë se Puyol mund të luajë këtë takim.

Rikthimi i tij pritet në Camp Nou, të martën e 13 shtatorit, kur Barcelona do të përballet me Milanin në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Carles Puyol është operuar në gju në datën 1 qershor, disa ditë pas finales së Wembley të Ligës së Kampioneve, ku ekipi i Barcelonës triumfoi ndaj Manchester United.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)