Puyol nuk luan kundër Bayernit
Munich, 20 prill - Carles Puyol nuk do të arrijë të shërohet për gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve kundër Bayern Munich.
Kapiteni i Barcelonës ka tentuar deri në fund që të ishte i gatshëm për këtë sfidë delikate dhe mungesën e tij e konfirmoi edhe zv/trajneri blaugrana, Jordi Roura.
Gjysmëfinalja e parë Bayern Munchen-Barcelona luhet ditën e martë ora 20.45, ndërsa ndeshja e kthimit pas një jave në \"Camp Nou\", ndeshje në të cilën pritet edhe rikthimi i Carles Puyol.