Puyol do ta vazhdojë kontratën me Barcelonën
Barcelonë, 4 korrik - Carlos Puyol nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli. Madje, qendërmbrojtësi spanjoll ka bërë të ditur se mund ta vazhdojë kontratën me Barcelonën, së paku edhe një vit.
Edhe pse iu nënshtrua operimit të katërt në gjurin e djathtë, 35 vjeçari nuk e ka ndërmend të dorëzohet.
Nuk është momenti i pensionimit. Përkundër asaj që e kam përjetuar, ekziston tek unë ende dëshira për të fituar, duke e nderuar me nder kontratën time dhe kushedi, ndoshta duke e vazhduar atë, theksoi veterani i futbollit spanjoll në një intervistë për të përditshmen El Mundo Deportivo.