11 Janar 2025

Putin, sponsor i Manchester United

Londër, 17 prill - Kompania më e madhe ruse e fluturimeve, "Aeroflot", pritet t’i shtohet listës së 33 sponsorëve të Manchester United këtë verë.

"Aeroflot", shumicën e aksioneve të së cilës i zotëron shteti rus, do të zëvendësojë partnerin aktual të "Djajve të Kuq", "Turkish Airlines", të cilit i skadon kontrata në verë. Kohëzgjatja e kontratës nuk bëhet ende me dije, por ajo mendohet të jetë multimiliardere.

Sipas burimeve të gazetës "Pravda", por edhe agjencisë "Ria Novosti", marrëveshja do të firmoset në fund të sezonit, ndërkohë që do të hyjë zyrtarisht në fuqi prej sezonit 2013-2014.

Zgjedhja e këtij emri ka shokuar botën e marketingut, pasi "Aeroflot" është kompania me përqindjen më të lartë të aksidenteve brenda Rusisë. 130 avionët e kësaj kompanie fluturojnë në 116 destinacione të ndryshme në të gjithë botën.

Megjithatë, ata kanë premtuar modernizimin e teknologjisë dhe kontrata me klubin anglez pritet t’u shërbejë si reklamë për Botërorin e 2018, i cili do të organizohet në Rusi. Por skuadra e Junajtid do të fluturojë me "Aeroflot" vetëm në drejtim të Moskës dhe anasjelltas.

Pas gjigantit shtetëror të gazit, "Gazprom", sponsor i klubit gjerman të Schalke 04 dhe Champions League, "Aeroflot" bëhet kompania e dytë ruse që hyn në tregun europian të futbollit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nxitur sipërmarrjen që të bashkëpunojë sa më shumë me markat e njohura europiane për t’i bërë reklamën më të mirë vendit në prag të një evenimenti siç është Kupa e Botës. Tashmë, shefi i Kremlinit nuk do të jetë vetëm një tifoz i Schalkes në Europë, por do të bëjë tifo edhe për skuadrën e Sir Alex Ferguson

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)