06 Janar 2025

Publikohen nominimet për çmimin e futbollistit më të keq në Serie A

Torino, 12 dhjetor - Janë publikuar nominimet për çmimin e futbollistit më të keq të vitit në Serie A ndërsa Juventusi dhe Interi udhëheqin me numrin e lojtarëve për trofeun e padëshiruar.

Futbollistët bianconerë: Milos Krasic, Felipe Melo, Luca Toni dhe Amauri, janë në listën e shkurtë të të nominuarve, ndërsa edhe treshja e Interit: Diego Milito, Mauro Zarate dhe Diego Forlan, plotësojnë listën prej dhjetë lojtarëve.

Eduardo (Genoa), Adrian Mutu (Cesena) dhe Santiago Silva (Fiorentina) kompletojnë nominimet për Bidone d\'Oro.

Ky çmim merr në konsideratë vlerat më të këqija të emrave të njohur në futbollin italian. Fituesi do të shpallet më 17 dhjetor, ndërsa më herët çmimin e kanë fituar Adriano dhe Ricardo Quaresma kur e bartnin fanellën e Interit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)