PSV e Barca arrijnë marrëveshje për Afellay
Amsterdam, 16 nëntor - Skuadra holandeze PSV ka konfirmuar në faqen zyrtare të klubit se ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin në Camp Nou të sulmuesit Ibrahim Afellay.
Vet holandezi është shprehur i kënaqur që ëndrra e tij për të kaluar te Barcelona do të bëhet realitet. Për zyrtarizimin e këtij transferimi ka mbetur që të arrihet marrëveshja mes agjentit të lojtarit, Rob Jansen dhe Barcelonës mbi detajet e kontratës.
Sipas mediave holandeze negociatat janë duke shkuar në drejtim të duhur, por ende nuk janë finalizuar. Kur të arrihet marrëveshja definitive atëherë Afellay do të luajë për Barcelonën që nga janari i vitit 2010.