PSG rinovon zyrtarisht kontratën e Kurzawas deri në vitin 2024
Paris, 30 qershor - Layvin Kurzawa do të mbetet pjesë e kampionëve të Francës të paktën deri në vitin 2024.
PSG me një njoftim zyrtar konfirmoi atë që ishte thënë gjatë ditëve të fundit, duke rinovuar zyrtarisht kontratën e Kurzawas deri në vitin 2024.
I lindur në vitin 1992, anësoi francez shkëlqeu fillimisht me Monacon përpara se të bashkohej me PSG-në në vitin 2015.