PSG rihidhet në sulm për Paton
Paris, 4 prill - Sulmuesi brazilian i Milan Alexandre Pato bëhet sërish protagonist i zërave të merkatos së transferimeve.
Klubi francez i Paris Saint Germain shfaq edhe njëherë interesin për të siguruar shërbimin e sulmuesit karioka të kuqezinjëve si përforcim për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë gjithçka u shua menjëherë dhe për këtë mendoi agjenti i Patos, Jilmar Veloz në një intervistë të dhënë për një prej mediave franceze.
Nuk është momenti për të folur për merkaton. Gjithcka do të verifikohet në muajt e verës. Gjithsesi mund të konfirmoj se gjatë gjithë kësaj periudhe nuk kemi pasur kontakte me drejtuesit e Paris Saint Germain. Është më mirë që të gjithë të lënë Paton të qetë\", tha agjenti i futbollistit.