11 Janar 2025

PSG përgatit 300 milionë euro për Ronaldon e Moun

Paris, 31 tetor - Ide e çmendur e sheikut. Në një kohë krize ai që nuk kursehet është presidenti i Paris Saint Germian, Al Thani. Klubi francez, sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, po mendon blerjen e shekullit: të sjellë në Paris dyshen e Real Madrid Jose Mourinho-Cristiano Ronaldo, për të ndërtuar kështu skuadrën më të fortë të të gjitha kohërave.

Ronaldo në fakt nuk është më i lumtur në Madrid ku po përballet me probleme për rinovimin e kontratës. Tetëmbëdhjetë milionët e kërkuar për marrëveshjen e re janë shifra që as Florentino Perez, duke parë situatën, nuk mund ti përballojë. Dhe këtu futet në lojë sheiku i PSG-së.

Njëqind milionë euro vetëm për kartonin e portugezit dhe së bashku me kontratën operacioni kap vlerën e plot 300 milionë eurove. Dhe me asin e “Los Blancos” do mund të vinte edhe Jose Mourinho, mbi të gjitha nëse fiton një trofe të rëndësishëm këtë sezon me Realin.

Jorge Mendes, agjent i dy portugezëve i ka marrë sinjalet e para dhe tashmë është gati për goditjen e madhe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)