PSG ofron 9 milionë euro në sezon për Kaka
Paris, 27 shkurt - E ardhmja e Kaka është gjithnjë e më e largët nga qyteti i Madridit.
Një arsye e largimit të lojtarit me siguri është dhe marrëdhënia me Murinhon, i cili pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Spartak, e ka akuzuar lojtarin për një performancë negative.
Kaka ndër të tjera po gjen shumë pak hapësirë tek skuadra e Realit të Madridit.
Në këtë situatë po përpiqet të përfitojë skuadra e Paris Saind German (PSG), që duhet thënë se gjithmonë ka qenë në sfond për Kaka dhe sipas medieve spanjolle francezët kanë gati një kontratë që i ofron 9 milionë euro në sezon, me një kontratë e cila do të skadojë në 2015.