PSG në sulm për Neymar
Paris, 13 tetor - Klubi parisien Paris Saint Germain synon të shtojë një tjetër lojtar klasi në repartin e tij të sulmit dhe ashtu siç raporton Puntopelota.es, ka bërë hapa shumë të rëndësishëm për të realizuar një tjetër operacion madhor, që synon rrëmbimin e Neymar nga Santosi.
Portali spanjoll flet për një takim të zvhilluar gjatë ditëve të shkuara mes Drejtorit Sportiv të PSG-së Leonardo dhe menaxherit të brazilianit që pritet të mbërrijë në Europë gjatë verës së vitit 2013, e sigurisht që në rradhët e para të atyre që do ta mirëpresin Neymar do të jenë parizienët.