PSG në bisedime me Kaka dhe Higuain
Paris, 28 prill - Lajmet më të reja që arrijnë nga mediat franceze, raportojnë se PSG është në bisedime për të transferuar Ricardo Kaka dhe Gonzalo Higuain, dy këta lojtarë të cilët në këtë sezon nuk kanë qenë shumë të rregullt në formacionin e Real Madridit.
LEquipe raporton se president ii PSG, Nasser Al Khelaifi është takuar me lojtarët javën e fundit në mënyrë për tu joshur ata rreth PSG.
Reali mund ta shesë Kakan pasi ai është njëri ndër lojtarët më të paguar në këtë skuadër dhe nuk konsiderohet më i rëndësishëm këtu, teksa një gjë e njëjtë nuk mund të thuhet për Higuain.