PSG ndërpren negociatat me Capellon
Paris, 20 qershor - Janë ndërprerë negociatat mes djalit të Fabio Capello, Pierfilippo, avokat që kujdeset për interesat e të atit, dhe drejtuesve të Paris Saint-Germain.
Lajmin e bëjnë të ditur gazetat franceze, që po ndjekin çështjen e ekipit kryeqytetas.
Sipas burimeve pranë kompanisë, tratativa është fokusuar tek gjatësia e kontratës, me teknikun italian që nuk ka pranuar afatin 1-vjeçar, si dhe tek zgjidhja e një problemi me Federatën Ruse të Futbollit.
Pierfilippo Capello ndaloi për disa orë në Parkun e Princërve mëngjesin e së enjtes dhe pak më vonë la zyrat pranë ambjenteve të stadiumit ku zhvilloheshin bisedimet.
Më pas ai është kthyer në hotel dhe që andej ka marrë drejtimin për në aeroport.