PSG mohon interesimin për Beckham
Paris, 22 nëntor - David Beckham nuk do të transferohet te PSG. Lajmin e konfirmon drejtuesi më i lartë i skuadrës franceze, Leonardo, sipas të cilit, shoqëria nuk i ka bërë një ofertë mesfushorit britanik që do të largohet në muajin dhjetor nga Los Angeles Galaxy.
Fushata jonë e blerjeve është mbyllur dhe i urojmë fat për të ardhmen, tha Loenardo përpara gazetarëve. Të njëjten linjë ndoqi edhe trajneri Ancelotti që mohoi kontaktet me lojtarin.