PSG - Milan, duel për Cole
Paris, 10 shtator - Edhe pse merkato është mbyllur, emri i PSG është kudo në tratativat për afrimet e reja. Emri i fundit në listën e trajnerit italian Carlo Ancelotti është ai i mbrojtësit anglez Ashley Cole.
Mëngjarashi nuk ka rinovuar kontratën me Chelsean dhe një transferim në Paris shihet si mundësia më e mirë.
Lajmi konfirmohet nga shtypi anglez që bën të ditur se kontrata e 31-vjeçarit me kampionët e Europës përfundon në qershor të vitit të ardhshëm.
Ish lojtari i Arsenalit nuk dëshiron të zgjasë më tej bashkëpunimin me \"The Blues\", duke preferuar emocione të reja në përfundim të karrierës së tij.
Dhe Parisi i milionave të sheikëve nga Katari duket destinacioni më i mirë për Ashley Cole, i cili dëshiron mund ti bashkohet emrave të Thiago Silvës, Ibrahimoviç apo dhe Lavezzit.
Por Ancelotti nuk mendon vetëm për afrimet por edhe për largimet. Në repartin e mbrojtjes nuk ka vend në skuadër për Diego Luganon, që ish trajneri i Milanit nuk e ka përfshirë në listën e Champions League.
Plot 4 milion euro në sezon përfiton uruguajani, vendi i të cilit është i mbyllur nga Thiago Silva, Alex, Sakho dhe Camara.
Ditën e djeshme, mediat folën edhe për një interesim të Milan për futbollistin anglez dhe mesa duket në janar do të kemi një duel të Carlo Ancelottit me ish skuadrën e tij për mbrojtësin. Por PSG ka një favor krahasuar me kuqezinjtë: milionat.