PSG merr 4 milion euro nga sheikët e Fly Emirates
Paris, 2 shkurt - Asocciated Press njoftoi se Paris Saint Germain dhe Fly Emirates kanë arritur akordin për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre me kompaninë e fuqishme ajrore që sponsorizon fanellën e klubit.
Partnerë që prej vitit 2006, palët gjetën gjuhën e përbashkët për rinovimin deri në vitin 2018 të sponsorizimit që në vlerë komike është e frikshme.
Nëse akordi aktual parashikon që Fly Emirates të derdhë 4 milion Euro në sezon, me marrëveshjen e re ajo do shumëfishohet, ose në shifra plot 25 milion Euro në vit që do të thotë se për 5 vitet e ardshme, PSG do të përfitojë 125 milion Euro nga Fly Emirates, shifër historike për një klub francez.