PSG me 40 milionë për Balotellin
Paris, 19 nëntor - Raporti mes Mario Balotellit dhe Roberto Mancinit duket se ka ardhur në fundin e tij.
Trajneri italian i Manchetser City-t e ka "hedhur" sërish sulmuesin në tribunat e "Etihad Stadium" në ndeshjen e fundit të Premier League përballë Aston Villas dhe zërat për një largim të tij në merkaton e janarit sa vijnë dhe bëhen më të konkrete.
Sipas asaj që raporton "TuttoSport", në Francë, Paris Saint Germain, ka ndermend të investojë plot 40 milionë sterlina për ish sulmuesin e Inter por dëshirat e "SuperMarios" janë të tjera.
Italiani preferon Milanin dhe nuk dëshiron të ritakohet me Zlatan Ibrahimoviç, pasi marrëdhëniet e tij me suedezin, që prej kohës që luanin së bashku te Inter, nuk janë aspak të mira.