28 Dhjetor 2024

PSG kërkon sulmuesin Diego Costa

Paris, 8 mars - Diego Costa vihet në shënjestrën e Paris Saint Germain. Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik “Daily Star”, sipas të cilit klubi parizien po mendon që të hapë tratativat me Chelsean në lidhje me këtë çështje, ku përfshihet edhe kartoni i Edinson Cavanit, me uruguajanin që është një prej kërkesave të Antonio Contes për “Blutë” e Londrës.

Diego Costa në pjesën e parë të sezonit u shfaq larg formës së tij më të mirë, por gjërat për sulmuesin e përfaqësueses spanjolle ndryshuan me ardhjen e Gus Hiddink në pankinën e Chelsea, në vend të Jose Mourinhos.

Që nga ky moment ai ka luajtur 14 ndeshje duke shënuar 10 gola, duke bërë që të rritet interesimi i PSG për të. Nuk është hera e parë që kampionët e Francës vënë në shënjestrën e tyre një lojtar të Chelsea.

Më parë, transalpinët shfaqën interes për Eden Hazard, por duket se tashmë e kanë ndryshuar objektivin për ta drejtuar vëmendjen pikërisht te Diego Costa, për të cilin u fol edhe mundësia e rikthimit të tij te Atletico Madrid.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)