PSG kërkon Hiddink
Paris, 11 qershor - Paris San Germain (PSG) është duke kërkuar një teknik të ri për të zëvendësuar Carlo Ancelotin në rast largmi.
Kampionët e Francës etiketojnë emrin e holandezit, Guus Hiddink i cili ka edhe një vit kontratë me Anzhin.
66 vjecari është I fundit në listën e gjatë të teknikve që kërkohen për sezonin e ardhshëm pas Capellos, Benitez dhe Blanc.
Kontrata e holandezit ka në pagë prej 10 milion eurosh neto dhe një profil shumë të ngjashëm me Carlo Ancelottin.
Por nëse Guss Hiddink ka nisur bisedimet me parizienët, Reali i Madridit nuk ka kohë të gëzohet për lirimin e Carlo Ancelottit nga parizienët, sepse një tjetër skuadër franceze kërkon ti rrëmbejë lojtarin më të lakmuar të kësaj merkatoje.
Bëhet fjalë për Monacon e manjatit rus Dmitry Rybolovlev, për të cilin Cristiano Ronaldo ëshyë kthyer në obsesion. Duke synuar që ta transformojë principatën në qendrën e rëndesës së futbollit francez duke thyer çdo llogjikë biznesi në këtë sport.
Sipas burimeve ende të pakonfirmuara, Monaco i ofron numrit 7 plot 23 milionë Euro në sezon dhe të drejtën e menaxhimit të të drejtave të imazhit të tij.
Një propozim i çmendur që e bën qesharake ofertën e Realit të Madridit që i ofron luzitanit 14 mln euro në sezon për ta rinovuar kontratën deri në vitin 2018.
Nëse Ronaldo i thotë po, ofertës atëherë ai do të bëhej futbollisti që përfiton më shumë, duke ia kaluar edhe Samuel Etoo-së, i cili përfiton rreth 20 mln Euro në sezon nga një tjetër manjat rus, Suleyman Kerimov i Anzhi Makhachkala.