PSG ka gati një megaofertë për Greizmanin
Paris, 18 prill - Francezët e Paris Sent Germen-it (PSG) kërkojnë me çdo kusht yllin e Atletiko Madridit, Antonio Greizman.
Sulmuesi po bën një sezon fantastik me El Colchoneros dhe tashmë është vënë në radarët e klubeve më të mëdha evropiane. Mediat spanjolle bëjnë me dije se PSG-ja po përgatit një megaofertë për francezin.
Disa ditë më parë Greizman deklaroi se ndihet rehat në Vicente Calderon, megjithatë PSG-ja duket e vendosur për të siguruar shërbimet e tij në merkaton e verës.