11 Janar 2025

PSG jep 36 milion euro për Cavani

Paris, 23 prill - Paris Saint Germain (PSG) nuk pajtohet me ofensivën e Manchester Cityt për Edinson Cavanin, duke hyrë në lojë me një ofertë të majme.

Klubi i sheikut nga Katari, kontakton agjentët e sulmuesit uruguaian të Napolit, duke i premtuar plot 36 milionë Euro për 4 sezone.

Por a do arrijë PSG të parakalojë Manchester Cityn në këtë garë? Gjithçka do të varet nga klauzola e vendosur nga Napoli, rreth 70 milionë Euro, të cilën klubi parizien është i gatshëm ta paguajë një për një.

Edhe pse skuadra angleze e i premtoi 13 mln Euro në sezon sulmuesit, fjalën e fundit do ta thotë presidenti De Laurentiis që në këtë garë do të preferonte më shumë euro në xhepat e tij se sa në llogarinë e Cavanit.

Në këtë garë nuk duhet nënvleftësuar as Reali i Madridit, sepse lojtari e ka shprehur qartësisht pozicionin e tij, duke theksuar se Madridi është destinacioni më i dëshiruar prej tij.

Gjithsesi, çështja vazhdon të mbetet pezull sepse si PSG ashtu edhe Reali i Madridit do t’i diktojnë lëvizjet e tyre në merkato bazuar në të ardhmen e sulmuesve të tyre, Zlatan Ibrahimovic e Cristiano Ronaldo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)