PSG i ofron Arsene Wenger një kontratë dyvjecare
Paris, 28 mars - Paris Saint-Germain (PSG) i ka ofruar menaxherit të Arsenal, Arsene Wenger, një kontratë dyvjecare për ta transferuar në Parc des Princes.
Kampioni i Ligue 1 do të shkarkojë Unai Emery pas dëshpërimit me vitin e parë të udhëheqjes së tij dhe shpreson ta tundojë Wenger për tu kthyer në atdhe.