PSG e vendosur për të sjellë në skuadër Cavanin
Paris, 9 prill - Paris Saint Germain (PSG) është e vendosur në qëllimin e saj për të sjellë në skuadër Cavani.
Me sa bëhet e ditur është pikërisht lojtari i njohur me pseudonimin Matador, i zgjedhuri nga drejtuesit e skuadrës së Parisit dhe nga tekniku italian Carlo Ançeloti si përforcimi ideal për sulmin, gjatë sezonit të ardhshëm.
Megjithatë për të siguruar shërbimet e uruguaianit PSG duhet të mposhtë konkurrencën e disa klubeve të tjera, pasi mjafton të përmendim vetëm Manchester United, si një ndër ekipet që janë të interesuar për lojtarin për të kuptuar luftën që do të zhvillohet për të.
Siç bëhet e ditur nga RMC, drejtori i përgjithshëm i klubit Leonardo ka kontaktuar me lojtarin dhe kanë arritur në një akord paraprak.
Për sa i përket Napolit oferta e gatshme për italianët është ajo e 30 milionë eurove.