PSG e Real bëjnë gati sulmin për De Rossin
Paris, 5 dhjetor - Sipas asaj që raporton \"La Gazzetta dello Sport\", ndeshjet e Romës deri në pushimet e Krishtlindjeve (Fiorentina, Atalanta në kupë, Chievo dhe Milan) do të qartësojnë më mirë të ardhmen e Daniele De Rossit.
Ndërkohë PSG dhe Real Madrid po përgatiten për të hedhur një hap të rëndësishëm për të arritur te mesfushori roman.
Të dy klubet po bëjnë gati ofertën e duhur në momentin që italiani do të vendosë përfundimisht largimin nga ekipi verdhekuq.
Si Jose Mourinho ashtu edhe Carlo Ancelotti janë teknikë që e simpatizojnë shumë De Rossin, i cili pas përplasjeve të fundit me tekniku Zdenek Zeman duket shumë pranë largimit nga Roma.
Për të interesohet edhe Manchester City.