PSG, Beckham marrëveshja drejt finalizimit
Paris, 17 tetor - Mediat franceze raportojnë se mungon vetëm zyrtarizimi i arritjes së Beckhamit në Paris Sain German (PSG).
Raportohet se kushtet që i ka ofruar klubi për yllin anglez janë teper favorizuese duke i ofruar Beckhamit disa pozita tek PSG.
Besohet se pronari i PSG, Naser Al Khelaifi është i gatshëm të ofrojë një pagë mjaft të fryrë për anglezin, të cilin do ta përdor si figurë televizive reklamuese në promovimin e televizionit të tij Al Jazeera Sport si dhe në disa analiza të gazetës prestigjioze franceze Lequipe.