PSG - Barcelona, 700 mijë kërkesa për 15 mijë bileta
Paris, 21 mars - Parisi është nxehur për sfidën çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Paris Saint Germanit dhe Barcelonës, që do të zhvillohet më 2 prill.
Në sportelet ku shiten biletat njerëzit po presin në radhë për një biletë, të cilat duket të jenë të pamjaftueshme.
Siç njofton zëvendës drejtori i marketingut të klubit francez, Frédéric Longuépée, në total ishin në dispozicion 15 mijë vende, sepse 25 mijë i përkasin tifozëve të abonuar dhe 5 mijë të tjera do ti marrin tifozët e Barcelonës.
Për vendet e mbetura të lira kanë arritur plot 700 mijë kërkesa. Tifozët francezë mezi presin ti shohin yjet e Barçës në kryeqytetin e tyre.