Pronarët e Manchester të gatshëm ta shesin Unitedin

Londër, 17 gusht - Pronarët e Manchester United, familja Glazer, është e gatshme t`i shesë të gjitha aksionet, pas ofertës prej 1 miliardë euro nga bursa e Singaporit.
Edhe më parë familja Glazer ka pasur oferta joshëse nga Fondacioni i Katarit, por ato janë refuzuar.
United ka mbi 500 milionë paund borxhe nëpër bankat britanike dhe ato familja e pasur amerikane do të tentojë t`i pastrojë me anë të shitjes së klubit tek bursa e Singaporit, që deri tani po tregohet ofertuesi më serioz për klubin nga Old Trafford.