Prokuroria kërkon 3 vjet burg për Roberto Mançinin

Romë, 11 maj - Prokuroria e Romës ka kërkuar një dënim prej tre vitesh e gjysmë burg për trajnerin e Interit, Roberto Mançini, i cili akuzohet për Falimentim mashtrues.
Kërkesa është bërë sot nga prokurori Stefano Rocco Fava, gjatë procesit që ka lidhje me falimentimin e kompanisë ndërtuese Img.
Mançini se bashku me biznesmenin Marko Mexaroma, janë të përfshirë në mënyrë indirekte në këtë falimentim.
Ata nuk zotërojnë asnjë aksion të kësaj shoqërie por dyshohen se kanë marrë para nga kompania Img.