Prokurorët spanjollë kërkuan dy vjet burg për Neymar
Madrid, 23 nëntor - Prokurorët spanjollë kanë kërkuar dënim me burg prej dy vitesh dhe gjobë prej 10 milionë euro për futbollistin brazilian Neymar, nën akuzën për korrupsion, për shkak të, siç pretendohet, parregullsive gjatë transferimit të tij nga Santos në Barcelonë.
Prokurorët kërkuan dënim identik edhe për babain e Neymarit dhe Sandro Rosell, ish-presidentit të klubit të Barcelonës.
Rosell përballet edhe me dënim shtesë prej tre viteve nën akuzën për mashtrim.
Të gjithë të lartëpërmendurve u gjykohet pas ankesës të cilën e parashtroi Fondi Investues Brazilian DIS, i cili ka patur të drejtat e 40 përqind të transferimit të Neymarit në Barcelonë gjatë vitit 2013.
Nga DIS pohojnë se kanë marrë kompensim të vogël, meqë është fshehur një pjesë e dëmshpërblimit për transfer.