11 Janar 2025

Prokurorët kërkojnë që Napoli të dënohet për kurdisje

Romë, 11 dhjetor - Prokurorët e Federatës së Futbollit të Italisë, kanë kërkuar që skuadrës së Napolit t’i hiqet një pikë, kurse dy futbollistë të saj të dënohen, si pjesë e hetimit të kurdisjeve, shkruajnë të hënën mediumet italiane.

Skuadra e Napolit është vënë në qendër të hetimeve për kurdisje të ndeshjeve, në veçanti pas deklaratave të ish-portierit të kësaj skuadre, Matteo Gianello.

Ai ka pranuar javën e shkuar se është munduar të kurdisë ndeshjen me Sampdorian në muajin maj të vitit 2010, duke kërkuar nga bashkëlojtarët si Paolo Cannavaro e Gianluca Brava të marrin pjesë, por ata kanë refuzuar.

Me gjithë deklaratat e portierit, si Cannavaro ashtu edhe Grava insistojnë se nuk kanë njohuri për qëllimet e Gianellos.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)