Proces gjyqësor kundër futbollistit të njohur në Turqi
Ankara, 19 qershor - Gjykata në Stamboll ndërmori procedura gjyqësore kundër futbollistit të njohur turk Hakan Shykyr për ofendim të presidentit në mungesë të paditësit Erdogan dhe të paditurit, që ka shkuar në SHBA, transmetoi agjencia private Dogan.
Shykyr është akuzuar për këtë, se në komente të tij të publikuar në median sociale Twiter e ka ofenduar Kreun e Shtetit Erdogan. Prokuroria insiston për dënim nga 1 gjer në 4 vjet burgim. Shykyr ishte zgjedhur në zgjedhjet parlamentare në vitin 2011 deputet nga Partia në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim. Ai u largua nga partia në dhjetor të vitit 2013 dhe vazhdoi të punojë si deputet i pavarur.