12 Janar 2025

Prishtina vjen me fitore nga Saranda

Prishtinë, 20 gusht - Populli thotë, një udhë e dy punë, apo me një guri dy zogj, sido që të thuash, e vërteta është se tre djelmosha te Kosovës nga Saranda u kthyen me një pushim dhe medalje e kupë.

Ekipi prishtinas i përberë nga tre lojtarë, që për Streetball “Saranda” u quajtën ekipi “Prishtina”, fitoi titullin “Saranda 2013”. Ky ekip ishte i përbëre nga tre lojtarë të njohur edhe në basketbollin kosovar, Fidan Hamiti, Driton Haliti dhe Albatrit Berisha.

Tre këta treguan një profesionalizëm të vërtetë duke mposhtur të gjitha skuadrat me të cilat u përballën. Kështu që ekipi “Prishtina”, është shpallur kampion i edicionit të dytë të “Streetball Saranda”, pasi në finale e ka mposhtur me plotë meritë edhe ekipin tjetër nga kryeqyteti i Kosovës, “Che Bar”.

Ekipi “Prishtina” së pari në fazën e parë në grupe mposhtën me lehtësi skuadrat, “Green Legends” dhe “Route 66”, pastaj në çerekfinale mposhtën edhe kampionin e edicionit të parë të këtij streetballi, “Real Tirana”. Me pas, “Prishtina” në gjysmëfinale e mposhti skuadrën e quajtur “Makaveli the don”, teksa në finale i priste kampioni i Streetball Dardania 2013 që u mbajt në Kosovë, ekipin \"Che Bar\".

Finale e nxehte sikur edhe koha e verës ne Sarandë e shoqëruar edhe me spektakël që dhuronin djelmoshat nga Prishtina, mblodhi shumë shikues në qytetin bregdetar të Sarandës.

Prishtina e fitoi këtë ndeshje me plot meritë dhe me rezultat të thellë 21-13, duke u kurorëzuar kështu me trofeun e kampionit dhe një çek prej 40 mijë lekëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)