19 Prill 2024

Prishtina shpallet kampione e Ligës së Parë

Prishtinë, 25 prill - Prishtina shpallet kampione e Ligës së Parë dhe siguron promovimin në Superligën B.

Ekipi kryeqytetas, meshkujt, mposhtën  në palestrën e sapo ndërtuar dhe në praninë e mbi 800 shikuesve, Kaçanikun, në xhiron e fundit të kampionatit për të siguruar vendin e parë, njëkohësisht pozitë që i siguron promovimin në Superligën B nga edicioni i ardhshëm.

Prishtina grumbulloi 35 pikë në vendin e parë pas 15 xhirove të zhvilluara, e përcjellur nga Vjosa me 33 pikë në të dytin.

Medaljet për volejbollistët e Prishtinës i ndanë anëtari i Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Valon Xhafaj dhe Komesari i Garave, Ardian Ibraj.

FVK përgëzon Prishtinën për suksesin dhe i uron suksese në Superligën B, sezonin e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)