24 Dhjetor 2024

Presidenti Thaçi ia dorëzoi ekipit olimpik në mënyrë solemne Flamurin e Kosovës

Prishtinë, 5 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ia dorëzoi sot ekipit olimpik në mënyrë solemne Flamurin e Kosovës, i cili do të marrë pjesë në lojërat olimpike dimërore “PyeongChang 2018”, që do të mbahen në Korenë Jugore.

Ai tha se është sot një moment i veçantë për Kosovë, ngase për herë të parë në histori po merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore.

 “Edhe për mua si president i vendit, edhe për shtetin, edhe për shoqërinë kosovare, por është lajm edhe për gjithë botën pjesëmarrja e Kosovës për herë të parë në garat olimpike dimërore në Kore. Shpresoj që nuk do të jetë lajm vetëm pjesëmarrja, por do të kemi edhe lajm të fuqishëm fitimin e ndonjë medalje”, theksoi presidenti Thaçi.

Ai më tej tha se “kemi besim të plotë në përkushtimin, kreativitetin, dhe talentin e Albinit, i cili do të na bëjë të ndihemi krenar të gjithëve si Majlinda më herët, dhe tash Albini”, duke shtuar tutje se të gjithë do jemi të orientuar, fokusuar dhe në mbështetje të fuqishme për Albinin, për suksesin e tij.

Në fund presidenti Thaçi, duke uruar për sukseset më të mira, tha “Më lejoni që si president i vendit t’ia dorëzoj edhe kryetarit të Komitetit Olimpik, gjithë ekipës, Flamurin e Republikës të Kosovës shtetit tonë, që do të ngritet në Kore për herë të parë e ritheksoj në lojërat olimpike dimërore, por është edhe moment tjetër i veçantë sepse e tëra kjo histori po ndodhë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, në 20 vjetorin e betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prekaz, dhe në 19 vjetorin e lirisë së Kosovës”.

Ndërsa, Besim Hasani kryetar i Komitetit Olimpik, falënderoi presidentin Thaçi për dorëzimin e Flamurit, duke shprehur besimin e tij se kjo do të ndikoj në motivacionin e Albinit.

“Dorëzimi i flamurit te Ekipi Olimpik, jam i sigurt se do të ndikojë në rritjen e motivacionit të Albinit, i cili është i përgatitur jashtëzakonisht mirë dhe asnjë dilemë se ka pas që t’i mbrojë ngjyrat e Republikës së Kosovës”.

Ai shprehur falënderimin e tij për presidentin Thaçi, për mbështetjen e vazhdueshme për sportin.

“Unë sinqerisht dëshiroj të ju falënderoj për mbështetjen e përhershme të sportit, për pjesëmarrjen tuaj në Rio dhe përpjekjet tuaja përkundër agjendës së vështire që të jeni edhe në PyeongChang”, shtoi ai.

Sipas Hasanit, mbështetja e Presidentit do e rrisë jo vetëm motivacionin e Albinit, por të gjithë delegacionit që do të jemi atje, por e di dhe jam shumë i sigurt se do të rritet imazhi i shtetit të Kosovës.

 “Ju jeni i ftuar edhe nga presidenti Thomas Bach për të qenë atje dhe keni ftesën speciale dhe ne kishim qenë shumë të lumtur nëse ju arrini që përkundër agjendës së vështire që të jeni në PyeongChang”, tha Besim Hasani.

Ndërkaq, skijatori Albin Tahiri  i cili do të përfaqësoi Kosovën në “PyeongChang” është shprehur i lumtur që do të përfaqësoi Kosovën në Lojarat Polimike në Kore të Jugut.

“President do të ndiheni krenar”, shtoi Albin Tahiri.

Në fund, presidenti Thaçi tha se pjesëmarrja e Albinit në Olimpiadë dhe flamurit të Kosovës do të forcojë shtetin tonë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)