Presidenti Thaçi i dorëzon flamurin shtetëror ekipit olimpik të Kosovës
Prishtinë, 29 korrik - Sot në Amfiteatrin e Gërmisë në Prishtinë organizohet ceremonia solemne e dorëzimit të flamurit shtetëror nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tek ekipi olimpik i Kosovës, i cili do ta përfaqësojë shtetin tonë në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit.
Të pranishëm në këtë ceremoni shtetërore të organizuar nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës do të jenë mbi 800 mysafirë.