Presidenti Thaçi, do ia dorëzojë ekipit olimpik Flamurin e Kosovës
Prishtinë, 5 shkurt - Sot në kabinetin e tij Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do ia dorëzojë ekipit olimpik në mënyrë solemne Flamurin e Kosovës.
Ekipi olimpik do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Lojrat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”, që do të mbahen në Kore të Jugut.
Ndërsa, me pas presidenti Thaçi, për nder të 10 Vjetorit të Pavarësisë do i drejtohet me një fjalë rasti kabinetit qeveritar.