24 Dhjetor 2024

Presidenti i UEFA-së shpreh përkrahjen e UEFA-s për futbollin e Kosovës

Prishtinë, 17 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili po viziton Kosovën.

Të pranishëm në takim ishin edhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, zyrtarë të tjerë të UEFA-s dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kryeministri Mustafa e falënderoi presidentin e UEFA-s për përkrahjen gjatë anëtarësimit por edhe mbështetjen e madhe që UEFA po vazhdon të jap për Kosovën.

Po ashtu, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë për përkrahjen e futbollit, konkretisht për vazhdimin e trajtimit me prioritet të investimeve në infrastrukturën sportive, në infrastrukturën ligjore, fuqizimin e sportit dhe përkrahjen e drejtpërdrejtë për futbollin e Kosovës.

Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin, shprehu përkrahjen e mëtejshme të UEFA-s për futbollin e Kosovës edhe në të ardhmen.

Presidenti Ceferin vlerësoi, po ashtu, punën që institucionet e Kosovës po bëjnë në rregullimin e infrastrukturës sportive dhe në përkrahjen e futbollit duke premtuar mbështetje konkrete të UEFA-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)