Presidenti i Benficas i tregon Realit çmimin e Coentraos
Benfica, 28 maj - Presidenti i Benficas, Luis Filipe Vieira ka bërë publik çmimin përfundimtar të lojtarët të tij, Fabio Coentrao i cili kërkohet me ngulm nga Real Madridi.
Coentrao luan në krahun e majtë, krah ky në të cilin këtë sezon ka shkëlqyer Marcelo por pavarësisht kësaj Mourinho dëshiron të përforcoj mbrojtjen e tij duke transferuar lojtarë të rinj.
Lojtari largohet vetëm nëse dikush për të paguan 30 milion euro. Ky është çmimi përfundimtar i tij, tha Vieira.