Premier Liga angleze rikthehet me dy ndeshje
Londër, 18 qershor - Premier Liga angleze u rikthye dje me dy ndeshje pas ndërprerjes 100 ditore për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Aston Villa luajti pa gola me Sheffield United në Villa Park në ndeshjen e tyre të parë pas rinisjes së ligës.
Manchester City u rikthye në kampionat me një fitore pasi fituan ndaj Arsenalit me 3-0 në Etihad Stadium.
Raheem Sterling, Kevin De Bruyne dhe Philip Foden ishin golashënuesit e Manchester Cityt, ndërsa Arsenal e përfundoi ndeshjen me 10 lojtarë pasi David Luiz u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 49-të.
Manchester City grumbulloi 60 pikë dhe janë në vendin e dytë në renditje, ndërsa Arsenali ka 49 pikë në 29 ndeshje.
Të gjithë lojtarët para dy ndeshjeve u gjunjëzuan për 10 sekonda për të treguar solidarizim me lëvizjen "Black Lives Matter".