Porto jep 15 milionë euro për Shaqirin
Lisbonë, 11 janar - Kampionia e dyfishtë e Evropës dhe e 25-fishtë e Portugalisë, Porto, është skuadra e fundit që është inkuadruar në garën për shërbimet e mesfushorit të Baselit, Xherdan Shaqiri.
Mediat portugeze të martën kanë raportuar se drejtuesit e Portos tashmë kanë nisur negociatat me 20-vjeçarin dhe Baselin dhe janë të gatshëm të paguajnë një dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh.
Kampionia në fuqi e Portugalisë insiston të transferojë Shaqirin gjatë këtij muaji, pasi dëshiron ta mposhtë konkurrencën e skuadrave tjera të mëdha evropiane si Manchester United e Atletico Madrid, të cilat kanë ofruar nga 12 milionë euro për mesfushorin shtatshkurtër.