Porto insiston se Villas-Boas kushton 15 milionë euro
Porto, 25 maj - Presidenti i Portos, Pinta Da Costa pranon se trajneri Andres Villas- Boas ka në kontratën e tij një klauzolë prej 15 milionë euro, pasi ky i fundit është lidhur me një post të trajnerit tek Chelsea.
“Nuk pres një largim të Villas-Boas dhe atje është një klauzolë prej 15 milionë € – por jam totalisht i bindur se nëse ndonjë klub bën ofertë, ai do ta refuzonte propozimin”.
“Dy ditë më parë, ai më tha se nëse nuk largohet ndonjë lojtar, atëherë atij nuk do t’i duhet ndonjë blerje”.