Pogba mund Udinesen
Torino, 20 janar - Francezi Pol Pogba me talentin e tij ka rikthyer Juventusin tek fitorja. Skuadra e Kontes shkatërroi në Torino 4-0 Udinesen dhe falë barazimit të Lazios me Palermon e çon sërish në 5 pikë diferencën me vendin e dytë.
Juventinët zhbllokuan rezultatin në fundin e pjesës së parë falë një supergoli nga jashtë zone të talentit francez.
Në të dytën Udinese kërkon të barazpeshojë lojën, por në të 66-n minutë Pogba, sërish nga jashtë zone, dyfishoi rezultatin.
Goli i tretë u shënua nga Vucinic ndërsa Matri në fund vulosi fitoren e thellë të Juventusit që vinte në këtë ndeshje pas një humbjeje dhe një barazimi në fund të vitit 2012.