Platini president i UEFA-s deri në vitin 2015
Paris, 24 dhjetor - Michel Platini do të jetë president i UEFA-s deri në vitin 2015 për shkak se do të hyjë në zgjedhjet e 22 marsit pa kundërkandidat, bën të ditur një komunikatë e lëshuar nga institucioni më i lartë i futbollit evropian.
Sipas rregullativave të UEFA-s të gjithë kandidatët për zgjedhjet për president duhet të paraqiten me shkrim në organet tona.
Afati i paraparë për pranimin e kandidatëve, 22 dhjetor 2010, ka kaluar dhe pasi Michel Platini është kandidati i vetëm, ai do të kërkojë një mandat të ri deri në vitin 2015, shkruan në komunikatën e UEFA-s.