14 Maj 2024

Platini: Messi, diamanti i Barcelonës

Paris, 9 shkurt - Presidenti i UEFA-s, Michel Platini iu është bashkangjitur aradhës së yjeve prominente të cilat lëvdojnë superyllin e Barcelonës, Lionel Messi, duke thënë se ai është diamanti i Blaugranëve.

“Messi është diamanti i një ekipi të mrekullueshëm. Lojtarët tjerë te Barcelona, Xavi, Iniesta, Puyol, Alves…kanë nevojë për të”.

Njeriu numër një në UEFA, i pyetur nëse Messi mund të konsiderohet futbollisti më i mirë në histori të futbollit, u shpreh skeptik duke thënë:

Është shumë herët të vendosim. Nëse më pyesni pas dy-tri vitesh, atëherë do të shohim. Secila gjeneratë e ka më të mirin dhe secila gjeneratë mendon se e ka futbollistin më të mirë në histori”, ka thënë Platini për L’Equipe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)