11 Janar 2025

Platini kundër teknologjisë në futboll

Paris, 3 nëntor - Presidenti i UEFA-s, Michel Platini është shprehur sërish kundër teknologjisë në sportin më popullor në botë, duke kërkuar ta ruajë nga modernizimi i tejskajshëm.

Në një intervistë ku foli gjithashtu për kurdisjet dhe Topin e Artë, kreu i Federatës së futbollit evropian, kritikoi gjyqtarët dhe jo mungesën e sistemeve të sofistikuara.

\"Kjo ide e re, do të thotë që çdo pozicion të dyshimtë jashtë loje duhet ta vendosim me anë të teknologjisë, dhe këtë mënyrë duhet të përdorim edhe me goditjet e dënimit, dhe daljet e topit. Po nëse ndodh kjo, atëherë sa duhet të ndeshjet e futbollit, 4 ose 5 orë\" pyeti në mënyrë ironike, presidenti i UEFA-s.

‘Le Roi’ nuk është aspak i bindur mbi implementimin e sistemeve të propozuara, duke kërkuar më shumë vëmendje nga gjyqtarët.

\"Në rastin e golave mund të bëhet gabim me pak centimetra dhe zgjidhja janë 5 gjyqtarët që mund të shohin gjithçka në fushë. nëse 5 arbitra gabojnë atëherë, ata duhet të punojnë në një zanat tjetër”, u shpreh Platini.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)