Platini i jep ultimatum Serbisë
Paris, 26 shkurt - Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, i ka dhënë ultimatum presidentit të Serbisë, Boris Tadic, pas takimit të tyre në Beograd mëngjesin e të premtës.
Kreu i UEFA-s u bëri të qartë fqinjve tanë veriorë, që nëse nuk përmirësojnë sjelljet nëpër stadiume, atëherë mund të përjashtohen nga garat evropiane.
Ne kemi probleme me huliganët në Serbi. Ne jemi në dijeni për ta dhe ne jemi të gatshëm për ti shkatërruar. Ne po punojmë me UEFA-n për tu siguruar se incidentet sikurse ai në Genoa të mos ndodhin kurrë më, theksoi Tadic.
Platini nga ana tjetër nuk ishte në disponim për të folur butë në Serbi, pasi paralajmëroi dënime të mëdha për futbollin serb.
Në rast se incidentet do të përsëriten nga huliganët, atëherë klubet serbe dhe përfaqësuesja e Serbisë do të përjashtohen nga të gjitha garat evropiane, theksoi francezi.