11 Janar 2025

Plani Berlusconi për Milanin pa Allegrin

Milano, 24 tetor - Silvio Berlusconi ka marrë përsipër të nxjerrë Milanin e tij nga situata e vështirë që ndodhet.

Sipas mediave italiane, presidenti kuqezi ka gati planin: në stol Tassoti dhe Gattuso, ndërsa në mbrojtje do të rikthehet Nesta, në formë huazimi alla-Beckham, për 3 muajt e pushimit të kampionatit kanadez të futbollit ku luan aktualisht.

Berlusconi i ka telefonuar Rino Gattuso-s, që ndodhet në Zvicër ku luan me Sionin dhe ku fiton 1.5 mln euro në sezon. Presidenti është interesuar në kalabrezi është i gatshëm të rikthehet në Milanello, por tashmë jo si futbollist, por si një nyje lidhëse mes drejtuesve të klubit dhe trajnerit në stol.

Problemi: Gattuso ka deklaruar më herët se nuk do të rikthehej tek Milani përsa kohë skuadra do të drejtohet nga Massimo Allegri. Zgjidhja: Berlusconi është i gatëshëm të largojë Allegrin dhe në vend të tij të emërojë Tassotti-n.

Sa për Nesta-n, ka qenë vetë presidenti kuqezi që ka zhvilluar një bisedë telefonike me të. Ai ka dashur të mësojë gatishmërinë e mbrotjësit për t’u rikthyer në Milano për 3 muaj, formë huazimi alla-Beckham, nga janari deri në mars, që korespondon me periudhën e pushimit të kampionatit kanadez ku Nesta luan me Montreal Impact. Mbrojtësi veteran nuk ka vendosur ende.

Gjithcka duket e realizueshme dhe Allegri-n, sipas mediave italiane nuk do të mund ta shpëtojë as një fitore të mërkurën në ndeshjen me Malagan në Spanjë, e vlefshme për Ligën e Kampioneve ku spanjollët kryesojnë grupin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)