Pires: Iniesta, më i mirë se Messi

Paris, 16 shkurt - Ish reprezentuesi francez Robert Pires beson se Andres Iniesta është futbollisti më i mirë i Barcelonës, para Lionel Messit.
Iniesta, fitues i Kampionatit botëror dhe atij Evropian me Spanjën ka përfunduar dy herë prapa argjentinasit në konkurrencë për Topin e Artë duke dalë i dyti përkatësisht i treti më 2010 dhe 2013.
Por, Pires, mendon se Iniesta është arsyeja kryesore e dominimit të Barcelonës në futbollin evropian viteve të fundit. Për mua, Iniesta është futbollisti më i mirë i Barcelonës, deklaroi Pires për La Xarxa Radio.
Ne gjithmonë flasim për Messin, por pa Iniestën Barcelona është tjetër ekip. Ai është mjeshtër i skuadrës. Ai është futbollisti që krijon ritmin e gjithë ekipit. Ai luan shumë lehtë, u shpreh ish reprezentuesi francez.
Pires po ashtu beson se ish bashkëlojtari i tij nga Arsenali, Cesc Fabregas ka filluar të jap kontributin e tij te Barcelona. Për mua suksesi i Cescut nuk vjen si befasi. Ai është duke luajtur shumë mirë dhe ka filluar edhe të shënojë gola, përfundoi Pires.