Pique është dërguar në spital
Barcelonë, 25 prill - Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është dërguar në një spital lokal si pasojë e përplasjes me Victor Valdesin në takimin ndaj Chelseat.
Spanjolli humbi vetëdijen për ca çaste pas goditjes që pësoi në kokë nga portieri, mirëpo për një kohë u kthjellua dhe u kthye në fushë.
Megjithatë, ai nuk mundi të vazhdojë dhe u zëvendësua nga Dani Alves.
Në një deklaratë të Barcelonës thuhet se Pique ka pësuar tronditje të lehtë, por do ta kalojë natën në spital në mënyrë që të jetë i mbikëqyrur.