23 Dhjetor 2024

Pique do t'i paguaj Spanjës 2,1 milionë euro taksa

Madrid, 10 korrik - Gjykata Kombëtare e Spanjës vendosi që futbollisti Gerard Pique t'i paguaj administratës tatimore të Spanjës kthimin e tatimit dhe gjobë në vlerën 2.1 milionë euro apo 2.3 milionë dollarë.

Gjykata sot njoftoi se ka vërtetuar vendimin e mëparshëm se Pique duhet të përmbushë detyrimet tatimore të mbetura nga vitet 2008, 2009 dhe 2010 lidhur me të ardhurat e fituara nga të drejtat e imazhit.

Pique, një ish-mbrojtës i kombëtares spanjolle dhe qendërmbrojtësi i Barcelonës, apeloi vendimin e parë të sjellë në vitin 2016.

Gruaja e Pique, këngëtarja e njohur e muzikës pop, kolumbianja Shakira gjithashtu është nën hetime për shmangien e evazionit fiskal në Spanjë. Ajo mohon fajësinë.

Spanja vitet e fundit ka detyruar shumë lojtarë të futbollit të paguajnë pjesën e tyre të taksave, në mesin e të cilëve janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)